×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

EUROPOL: Terrorizmi kërcënim serioz, pavarëisht humbjeve të ISIS

E Enjte, 21 June 2018 12:49

Sipas EUROPOL-it, 68 veta kanë humbur jetën në vitin 2017 nga sulmet terroriste që lanë pas vetes edhe 844 të plagosur.

EUROPOL-i, agjencia policore evropiane, tha në raportin e fundit mbi terrorizimin se nuk ka pasur kthim të madh të luftëtarëve evropian që shkuan për të luftuar përkrah grupit militant Shteti Islamik në Lindjen e Mesme, por ata kanë frymëzuar sulme brenda kontinentit.

Në raport thuhet se 68 veta kanë humbur jetën në vitin 2017 nga sulmet terroriste që lanë pas vetes edhe 844 të plagosur.

Sipas raportit, "nëntë shtete anëtare të Bashkimit Evropian raportuan 205 sulme të dështuara dhe të jetësuara në vitin 2017, që paraqiste një rritje prej 45 për qind në krahasim me vitin 2016. Gjatë vitit 2017 janë arrestuar 975 individë nën dyshimet për lidhje me terrorizmin.

Manuel Navarrete, shef i Qendrës kundër terrorizimit në EUROPOL, tha se "kërcënim kryesor janë luftëtarët e kthyer, ndonëse numri i të kthyerve është i vogël".

Sipas tij, viteve të fundit janë nxitur sulme të "ujqërve të vetmuar" që përdorin një thikë apo një makinë. Ato ishin më pak vdekjeprurëse, por më të vështira për t'u ndjekur nga policia, tha ai.

Nga më shumë se 5 mijë evropianç, pjesa më e madhe nga Britania, Gjermania e Belgjika, që u bashkuan më ISIS-in në Siri dhe Irak, rreth 1 mijë e 500 janë kthyer dhe 1 mijë janë vrarë. Ka pak të dhëna për fatin e të tjerëve thuhet në raport.

Gjendja në Kosovë

Asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka raportuar për akte terroriste në truallin e tyre gjatë vitit 2017. Kosova ka raportuar rënie të propagandës dhe nuk ka pasur raste të mbështetjes financiare apo logjistike për grupet terroriste, ndonëse vendi është i shqetësuar lidhur me kthimin e luftëtarëve të huaj.

Në vitin 2017 autoritetet e Kosovës hapën 54 raste nën dyshimet për përfshirje në veprimtaritë terroriste në Irak dhe Siri. Këto përfshijnë raste në të cilat nuk ka pasur dëshmi për përfshirjen e shtetasve të saj në luftimet në zonat e konfliktit. Arrestimet e bëra në Kosovë bazoheshin kryesisht në dyshimet për përfshirje në aktivitetet propagandistike, thuhet në raportin e EUROPOL-it. /Voa/

Modifikuar më E Enjte, 21 June 2018 13:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...