Në stacionin e trenit Charing Cross në Londër është dhënë një alarm për bombë.
Mediat e huaja raportojnë se një person i ulur në binar pohoi se kishte një bombë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve të cilat u vunë menjëherë në lëvizje.
Ngjarja në fjalë shkaktoi panik tek udhëtarët, ndërsa forca policore bllokuan zonën.
Pas ndërhyrjes së policisë personi në fjalë u arrestua, ndërkohë që nuk dihet se kur do të rihapet stacioni.