×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

500 mijë emigrantë do dëbohen nga Italia

Saturday, 23 June 2018 12:05

Qeveria e re e Italisë kërkon të dëbojë 500,000 emigrantë. Duket se Matteo Salvini nuk dëshiron të humbasë aspak nga koha e tij e vyer

Ndonjëherë, heshtja flet më shumë se fjalët. Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, nuk tha asnjë fjalë për dënimin që duhej dhënë për vrasjen e Soumaila Sacko, një 29-vjeçar sindikalist nga Mali. Ai po lobonte për të përmirësuar kushtet e mjerueshme të punës të mijëra punëtorëve afrikanë që mbledhin fruta dhe perime në Kalabri të Italisë. Disa, si z. Sacko, janë banorë të ligjshëm të Italisë, ndërsa të tjerë, jo.
Z. Sacko po ndihmonte dy emigrantë të gjenin llamarina për të mbuluar çatitë e kasolleve të tyre, kur papritur një burrë që qëndronte në një makinë, hapi zjarr ndaj tyre.

Barra për të shprehur ngushëllimet iu la Kryeministrit Giuseppe Conte, në një fjalim, ku ai po i kërkonte Senatit votëbesimin e qeverisë së re populiste të Italisë (ai mori përkrahjen e Dhomës së Lartë dhe më pas, atë të Dhomës së Ulët, Dhomës së Deputetëve), shkruan The Economist.
Z. Conte, një profesor i drejtësisë, nuk i përket as Ligës së Veriut të cilën e udhëheq z. Salvini dhe as Lëvizjes Pesë Yjet (M5S), partnerit më të rëndësishëm në këtë koalicion. Ai u propozua fillimisht nga Lëvizja Pesë Yjet (M5S), dhe qasja e tij disi më e ndjeshme, reflektonte dallimet midis këtyre dy partive mbi çështjen e emigracionit, e cila mund të dëmtonte rëndë bashkëpunimin mes tyre.

Menjëherë pas betimit, z. Salvini deklaroi gatishmërinë për të zmbrapsur 500,000-600,000 emigrantë, të cilët nuk kanë leje qëndrimi në Itali. “Kohët e arta kanë mbaruar për ilegalët”, tha ai më tej. “Bëhuni gati të mblidhni plaçkat tuaja”. OJQ-të që i shpëtuan emigrantët nga mbytja në Mesdhe dhe i sollën ata në portet italiane (deri më tani me lejen e plotë të autoriteteve italiane) ai i cilësoi si kontrabandistë të qenieve njerëzore.
Ai njoftoi se të gjithë emigrantëve që do t’u refuzohet mbrojtja humanitare nga tani e tutje do të mbyllen në kampe të caktuara. Pikërisht, si pasojë e kësaj deklarate, vlerësimet për Ligën kanë shënuar rritje deri në 26% nga 18 që ishin më parë. Por reagimi mund të jetë edhe kundërproduktiv.

Në ditën kur, rreth 60 emigrantë, shumica prej tyre tunizianë, u mbytën duke u përpjekur të arrinin në ishullin italian Lampedusa, z. Salvini deklaroi se Tunizia “shpeshherë dhe mbi të gjitha në mënyrë vullnetare, eksporton të dënuar”. Menjëherë qeveria e Tunizisë thirri ambasadorin italian për t’i përcjellë “habinë e thellë”, pas kësaj deklarate. Është e vërtetë se deri më 6 qershor, tunizianët përbënin kontingjentin më të madh të emigrantëve që arritën në Itali, rreth 21% të totalit të emigrantëve. Megjithatë, dy janë faktorët kryesorë që e shpjegojnë këtë fluks të madh emigrantësh tunizianë.

Një marrëveshje e diskutueshme e bërë midis qeverisë së mëparshme në Romë me administratën në Libi, e njohur nga OKB-ja dhe me disa prej militantëve më të fuqishëm të vendit, ka reduktuar në mënyrë drastike fluksin e emigrantëve nëpërmjet Libisë.
Numri i emigrantëve që arritën këtë vit në Itali ka rënë në 13,768 persona nga 61,201 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, numri i tunizianëve, të gatshëm për të rrezikuar jetën për të kërkuar punë jashtë vendit, për shkak të krizës ekonomike që ka pllakosur vendin e tyre është rritur ndjeshëm. Por, mesa duket, z. Salvini ka besuar një thashethem, sipas të cilit rritja ishte për shkak të një amnistie (në të vërtetë, një amnisti vjetore që liroi rreth 400 të burgosur).

Një prej arsyeve se përse Italia nuk mund t’i dëbojë emigrantët e saj të paligjshëm është se shumica e vendeve të tyre të origjinës nuk i pranojnë më ata. Z. Salvini tha se një ndër objektivat që ai do të arrijë sa më parë, është rritja e marrëveshjeve të nënshkruara për riatdhesim të emigrantëve. Deri më tani, Italia ka nënshkruar më shumë se 20 prej tyre, por fjalët e pamenduara mirë të z. Salvini kanë rrezikuar të prishin edhe një ndër të paktat marrëveshje që funksionon. Deri më tani, Tunizia ka riatdhesuar rreth 1.224 qytetarë të saj.

Besimi i z. Salvini në thashethemin e lartpërmendur, ngriti dyshime nëse tani e tutje, qeveritë e vendeve të varfra të këtyre emigrantëve do të bashkëpunojnë me liderin e një partie të tillë ksenofobe. Ndërsa, z. Conte, në fjalimin e tij në Parlament u zotua të lobojë për krijimin e rregullave të reja të BE-së në drejtim të emigracionit, duke përfshirë edhe shpërndarjen “e detyrueshme dhe të menjëhershme” të emigrantëve nga Italia në shtetet partnere.

Edhe përpjekja e fundit për të arritur një marrëveshje, në bisedimet në Luksemburg, dështoi. Z. Salvini ka bërë një aleancë me Hungarinë. Megjithatë, qeveria e Viktor Orbanit dhe të tjerëve në Europën Lindore përbëjnë pengesën kryesore për arritjen e një kompromisi. Në mënyrë paradoksale, z. Salvini mund t’i pranohen më shumë idetë dhe sugjerimet në vendet e Perëndimit, që janë destinacioni përfundimtar i shumë prej emigrantëve që kalojnë kufirin Mesdheut.

Perspektiva e një qeverie në Romë, e prirë për të forcuar kontrollin e kufirit ndaj flukseve të emigrantëve, duket të jetë e mirëpritur atje. Ministri i Brendshëm i Austrisë, Herbert Kickl, një anëtar i Partisë së Lirisë të krahut të djathtë, e përshëndeti nismën e z. Salvini, duke e cilësuar atë si një prej aleatëve më të fortë.

Edhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një intervistë e mbështeti nismën e qeverisë italiane, duke thënë se si Gjermania ashtu edhe Italia ishin lënë të vetme në përballjen e tyre me emigrantët nga Libia që filluan të vërshonin në këto dy shtete menjëherë pas rënies së diktatorit, Muammar Qaddafi, në vitin 2011. Deklarata e saj nuk kaloi pa u cituar edhe në Itali. Ndonjëherë, forca e fjalës është më e madhe se ajo e heshtjes. /Monitor/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...