86-të persona kanë humbur jetën pas një përplasje të ashpër mes fermerëve dhe barinjve për të zotëruar tokën.
Ngjarja ka ndodhur në Nigerinë qendrore në shtetin e Plateau. Nga raportimet e BBC mësohet së përplasja ka nisur që ditën e enjte kur fermerët me etni Berome sulmuan barinjtë Fulani, duke vrarë 5 prej tyre. Ditën e diel ky sulm arriti në më shumë viktima.
Autoritetet nigeriane aktualisht kanë vendosur shtetrrethimin në tre pjesë të shtetit të Plateau dhe pritet që kjo të zgjasë të paktën tre orë. Sipas zyrtarit të policisë së Undie Adie nga kërkimet që janë bërë nëpër fshatra, pas përplasjes së dhunshme u zbulua se numri i viktimave ishte 86, ndërsa 6 të tjerë kishin mbetur të plagosur.
50 shtëpi raportohen të djegura, gjithashtu edhe 15 motoçikleta dhe 2 makina. Dhuna mes dy grupeve ka nisur që para 10-të vitesh për shkak të zotërimit të tokës. Gjatë gjithë kësaj kohe ky konflikt kurrë më parë nuk kishte arritur në këto përmasa.