Suksesi i Kolumbisë përballë Polonisë ka sjell festime të shumta në vendin latin. Kolumbianët arritën të fitonin me një rezultat bindës 3-0, duke bërë më të sigurt kështu kualifikimin për në fazën e 1/16-tave. Festimet kanë qenë të shumta por kanë degjeneruar në përgjakje,
8 persona kanë ngelur të vdekur dhe 73 të plagosur dhe kjo si pasoje e përdorimit të tepërt të alkoolit nga ana e tifozëve. Raportohet se mes të plagosurve kanë qenë edhe forcat policore të cilat janë munduar që të shuajnë sherret e ndezura.