Pas ndeshjes që u luajt mes Kroacisë dhe Islandës një alarm për bombë ka terrorizuar Rostovin në Rusi.
Forca të shumta policie, mjete zjarrfikëse dhe ambulanca, u stacionuan në pika kyçe të qytetit, ndërsa u mbyllën rreth 14 rrugë dhe u evakuuan shumë hotele e restorante.
Mediat raportuan për njerëz të shumtë që u nxorrën nga hotelet dhe qëndruan përreth 3 orë në rrugët e qytetit.
Gjithsesi pas një kontroĺli të detajuar, edhe me ndihmën e qenve nuhatës antieksploziv, rezultoi se alarmi ka qenë fals.
FIFA njoftoi se pjesëtarët e dy skuadrave janë të sigurt në rezidencat ku po qendrojnë dhe se nuk janë prekur nga evakuimi.