Eliot Engel është përfaqësuesi për qarkun e 16 të Nju Jorkut në SHBA, i cili arriti të mundë tre kundërshtarët e tij në një fitore bindëse një ditë më parë në primaren e Partisë Demokratike.
“Do të fitojmë zgjedhje pas zgjedhjeje e pas zgjedhjeje,” tha Engel për mbështetësit e tij, me të cilët ishte mbledhur në restorantin e quajtur Ciao.
Engel, që ndodhet në zyrë prej vitit 1989, konkurroi me tre kundërshtarët: ekzekutivin e Scarsdale, Jonathan Leëis, biznesmenin e Mount Vernnon, Derickson Laurence dhe aktivistin e Bronx, Joyce Briscoe.
Edhe pse rezultatet nuk kishin dalë ende, Engel kishte shumë përparësi me 75% të votave.
Engel, i njohur si mik i shqiptarëve, pas fitores me mbështetësit e tij ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.
Kur ishte kryetar i Kongresit të Komitetit për Çështjet Shqiptare, Engel luftoi spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje në Kongres për pavarësinë e Kosovës. Një rrugë në Pejë ka marrë emrin e tij.