Nga Ballkani te Brexit, krerët e BE-së diskutim dy ditor për të arritur progres

E Enjte, 28 June 2018 10:03

Krerët e Bashkimit Evropian do të mblidhen ditën e sotme në Bruksel për të trajtuar një numër gjithnjë e më të madh sfidash, me rritjen e krizave ekonomike dhe politike.

Nga kriza e refugjatëve deri te lidhjet transatlantike me Brexit dhe bankat, takimi dy-ditor është një kujtesë se edhe pas krizës së borxheve dhjetëvjeçare, BE është ende e angazhuar që të jetë një ‘zjarrfikës’ në fronte të shumëfishta.
Këto janë temat kryesore të takimit, i cili duhet të fillojë në orën 3 të pasdites:
Refugjatët
Emigracioni është përsëri në krye të axhendës së BE, jo për shkak të një fluksi tjetër të madh – numrat janë shumë poshtë krahasuar me 2015 – por për shkak të pasojave politike të krizës së fundit. Këto ngjarje përqendrohen në Itali dhe Gjermani, në qëndrimet e dy palëve lidhur me çështjen.
Në Romë, një qeveri e re populiste po largon anijet e refugjatëve kryesisht afrikanë. Në Berlin, kancelarja Angela Merkel po përballet me një ultimatum nga ministri i saj i brendshëm për të bindur shtetet e vijës së frontit si Italia për të marrë përsëri emigrantët, pasi ata njerëz do të përpiqen të lëvizin në veri në vende më të pasura si Gjermania.
Qeveritë e BE kanë qenë të bllokuar për dy vjet për një propozuar një ndryshim të rregullave europiane të azilit, që do të përhapnin refugjatët, kur një vend në vijën kryesore pritëse, të mbipopullohej. Vendet si Hungaria kanë refuzuar të pranojnë pjesën e tyre, ndërsa vendet jugore kundërshtojnë dispozita të veçanta për të zgjatur periudhën që ata janë përgjegjës për trajtimin e individëve që kanë regjistruar.
Merkel ka hedhur poshtë çdo shpresë për një arritje mbi mosmarrëveshjen thelbësore dhe udhëheqësit do të përqendrohen në idenë e krijimit të “platformave rajonale të zbarkimit” jashtë bllokut.
Tensionet Trans-Atlantike
Për të kuptuar se si marrëdhëniet e Evropës me SHBA kanë ndryshuar nën udhëheqjen e Donald Trump, vetëm hidhni një sy ftesës së samitit, shkruan Bloomberg.  Me rendin perëndimor të tregtisë dhe sigurisë në kërcënim dhe SHBA-të duke braktisur marrëveshjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, Presidenti i BE Donald Tusk shkroi se “marrëdhëniet transatlantike janë nën një presion të madh për shkak të politikave të Presidentit Trump” dhe se “jemi duke shpresuar për më të mirën, por ne duhet të jemi gati për t’u përgatitur për skenarët më të këqij”.
Një javë pasi BE-ja u hakmor kundër SHBA-së mbi tarifat e saj të importit të metaleve, udhëheqësit planifikojnë të mbajnë qëndrimin e tyre të ashpër ndaj proteksionizmit të Trump. Sipas një deklarate të samitit, ata do të ndërmarrin hapat e mëposhtëm:
– Rrëzimi i argumentin se detyrimet për çelikun dhe aluminin e huaj janë të justifikuara në bazë të sigurisë kombëtare
– Të theksojë nevojën për të mbështetur rendin tregtar global në mes të “tensioneve në rritje”
– Të nxisë përmirësime në mënyrën se si vepron Organizata Botërore e Tregtisë
Duke u ndalur në këtë diskutim, do të diskutohet edhe kërcënimi i Trump për të imponuar tarifat e SHBA për makinat dhe pjesët e makinave më vonë këtë vit, kjo do të shënonte një përshkallëzim domethënës në mosmarrëveshjen tregtare.
Euro
Udhëheqësit e të gjitha vendeve të BE-së, përveç Britanisë së Madhe të premten në mëngjes do të miratojnë hapa për të mbështetur zonën e euros, duke forcuar fondin e shpëtimit të rajonit, duke i dhënë asaj më shumë kompetenca mbi programet e shpëtimit të ardhshëm dhe duke e lënë atë të shërbejë si një pengesë për entitetin përgjegjës në rastin e bankave të falimentuara.
Por, në kundërshtim me planet e mëparshme, krerët e qeverisë nuk do të ndalen te krijimi i një  skeme të përbashkët të sigurimit të depozitave – projekt i menduar gjatë dhe i konsideruar si pjesë e mbetur e kuadrit bankar të eurozonës – dhe në vend të kësaj u bëjnë thirrje ministrave të tyre të financave të hartojnë një “Udhërrëfyes” për negociata për këtë çështje. Për më tepër, si rezultat i mosmarrëveshjeve të mprehta midis vendeve mbi një buxhet të mundshëm të eurozonës, udhëheqësit ndoshta do të shmangin një referencë për një mjet të tillë fiskal, i cili ka marrë mbështetjen nga Gjermania dhe Franca.
Brexit
Sfida më e madhe e momentit e BE-së është zgjidhja e shumë çështjeve që lidhen me Brexit. Por me negociatat që vazhdojnë të jenë me hapa shumë të ngadalta, mes dallimeve të vazhdueshme mbi çështjet e prekura siç është kufiri i ardhshëm irlandez, asgjë nuk do të ndodhë. Në vend të kësaj, kryeministrja Theresa May do të japë një përditësim të shkurtër të qëndrimit të qeverisë së saj të enjten në mbrëmje dhe 27 homologët e saj të BE do të hapin temën mes tyre mëngjesin e ardhshëm. Me Britaninë që pritet të tërhiqet nga BE në mars 2019, ata do të paralajmërojnë rreth rreziqeve të mundshme dhe do t’i tregojnë Britanisë të paraqesin hapa konkretë.
Ballkani
Një shenjë e apelimit të vazhdueshëm të BE-së ndaj atyre jashtë bllokut do të jetë pjesë e bisedimeve, kur udhëheqësit do të diskutojnë mundësinë e anëtarësimit për Republikën e Maqedonisë dhe Shqipërinë. Samiti i Brukselit mund të përmendë qershorin 2019 si një datë të mundshme për fillimin e negociatave të pranimit me të dy vendet e Ballkanit. Për Republikën e Maqedonisë, një datë hapje mund të ketë implikime të rëndësishme politike vendore. Kryeministri Zoran Zaev është duke u përballur me opozitën e brendshme për të emrin e vendit të tij, nën një marrëveshje të arritur me Greqinë. Ndryshimi i emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore do të përfundojë një mosmarrëveshje prej dekadash midis fqinjëve, edhe pse Presidenti Gjorge Ivanov e ka hedhur poshtë planin dhe nuk e dekreton.Monitor

Modifikuar më E Enjte, 28 June 2018 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...