Duka i Kembrixh ka bërë ditën e sotme një vizitë në Jeruazalem, duke u bërë kështu i pari anëtar i familjes Mbretërore që realizon një vizitë të tillë historike.
Willian ka vizituar dhe ka marrë bekimin e vendeve të shenjta të Jeruzalemit siç janë Kisha e Varrit të Shënjtë, “Western Wall” e përkthyer në shqip “Muri Perëndimor” si edhe Xhaminë Al-Aqsa.
Më tej Duka është lutur dhe ka respektuar edhe varrin e gjyshes së tij Princeshë Alice në kishën e Shën Mari Magdalenës.
Duka i Kembrixhit nuk ka harruar të shijoi edhe pamjen e qytetit të vjetër të Jeruzalemit nga mali i Ullinvje.
Më këtë vizitë ai ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm, duke bërë të kuptohet se nuk ka rëndësi nëse je mysliman apo i krishterë, por rëndësi ka respektimi i të gjitha besimeve.