Pesë persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e disa të shtënave në redaksinë e gazetës amerikane “Capital Gazette”.
Bëhet fjalë për një të përditshme në Annapolis, kryeqytet i shtetit amerikan të Maryland.
‘Daily Mail’ shkruan se bëhet fjalë për 38-vjeçarin Jarrod W. Ramos. Po ashtu ka dyshime se 38-vjeçari kreu sulmin në shenjë hakmarrje ndaj gazetës, pasi kjo e fundit kishte botuar një artikull ky ai përndiqte një grua.
Policia arrestoi të dyshuarin Jarrod Ramos, 38 vjeç, i cili ishte i armatosur dhe kishte eksploziv me vete.
Ai e kishte denoncuar gazetën për një artikull, ku shkruhej një dënim i dhënë ndaj tij për ngacmim seksual në vitin 2011.
Ramos humbi gjyqin me gazetën, por pavarësisht kësaj nuk u dorëzua duke e kërcënuar disa herë gazetën në rrjetet sociale, deri kur këtë të premte shkoi në redaksi dhe hapi zjarr.
Njëri nga gazetarët e mbijetuar, Phil Davis tha, “Ishte e tmerrshme. Nuk ka asgjë më të tmerrshme se të dëgjosh të vriten persona duke shkruar në vendin e tyre të punës dhe pastaj të dëgjosh armën të rikarikohet”.