Heroi “Spiderman” nis zyrtarisht punën

Hënë, 02 July 2018 19:16

Një emigrant nga Mali u kthye në hero më 28 maj në Francë, pasi ngjiti pa asnjë lloj mbrojtjeje 4 kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni. Mamoudou Gassama u prit në atë kohë nga Presidenti Macron në Pallatin “Elize”, ku e falënderoi personalisht. Prej gjestit të tij spontan, emigranti mori nënshtetësinë franceze, por edhe një punë.

Ditën e sotme 22 vjeçari ka pasur ditën e tij të parë të punës në repartin e zjarrfikësve të Parisit. Reparti i zjarrikësve njoftoi se 24 persona të rinj janë bërë pjesë e tyre dhe mes të cilëve është edhe emigranti nga Mali, i njohur tëashmë si “Spiderman”.

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 19:18
Login to post comments