Belgjika ka zgjedhur të ndërgjegjësojë qytetarët e saj për ndotjen e deteve me një mënyrë krejt të veçantë. Ata kanë krijuar një balenë 11 metra të gjatë me mbetje plastike të mbledhura në Oqeanin Atlantik dhe Oqeanin Paqësor. Për ndërtimin e saj janë përdorur deri në 4 500 kg mbeturina.
Balena u ndërtua në Bryzh të Belgjikës për të rritur ndërgjegjësimin mbi çështjen e ndotjes detare dhe për ti thënë stop mbetjeve plastike të cilat dëmtojnë gjallesat e ujrave.