Ministri italian noton në pishinën e mafias, jep një mesazh

Tuesday, 03 July 2018 16:56

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Slavini, u bë sot protagonist i një prej prioriteteve kryesore të punës së tij të luftës kundër mafias e krimit të organizuar.

I veshur me një kostum banjo ai është larë sot në pishinën e një shoqërie bujqësore në komunën Monteroni d’Arbia në provincën e Sienës ish pronë e një mafiozi dhe e sekuestruar nga shteti italian.

Pak para se të notonte në pishinë, Ministri i Brendshëm italian tha se “lufta kundër mafias do të jetë prioritet i punës së tij dhe i qeverisë. Dua që në fund të mandatit tim të kujtohem si ministri që më shumë se të tjerët ka luftuar Ndranghetan, Camorran e mafian në përgjithësi.”

“Duhet t’i lemë këta zotërinj në mbathje, tha ai, pasi e vetmja mënyrë për të luftuar mafian është sekuestrimi i gjithçkaje i automjeteve, bizneseve, restoranteve, dyqaneve.”

Objektvi i Ministrit Salvini është që gjithçka që i sekuestrohet mafiozëve t’i vihet në dispozicion qytetarëve.

“Ju mafiozë e skafistë jeni i njëjti mut”, tha Salvni.Salvini-1.jpg

“Nuk di nëse Ministri mund të thotë mut, por për mua, tha ai mafiozët dhe skafistët janë i njëjti mut.”

“E ju skafistëe mafiozë i keni orët e numëruara, pasi ne po mbrojmë kufijtë tanë e ju nuk do keni më biznes “, tha ai.

Modifikuar më Tuesday, 03 July 2018 18:36
Login to post comments