Vriten 5 gazetarë, flamujt në gjysmë shtizë në SHBA

Tuesday, 03 July 2018 21:42

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shpallur ditën e sotme si ‘Ditë Zie’, për 5 gazetarët të cilët u vranë në gazetën ‘Capital’, raporton AP.

Trump e ka dhënë këtë urdhër pasi kryebashkiaku i Annapolis, Gavin Buckley tha të hënën se presidenti kishte refuzuar kërkesën e tij për të ulur flamuj.

Kujtojmë që 5 gazetarë të gazetës ‘Capital’  u vranë të enjten kur një person i armatosur, i cili kishte pakënaqësi me botimin e një artikulli, duke vrarë kështu  gazetarët.

Edhe pse Trump i ka quajtur vazhdimisht gazetarët “armikun e popullit”, Shtëpia e Bardhë thotë se Trump urdhëroi uljen e flamujve.

Login to post comments