E pabesueshme, por ndodh edhe kështu të gjendesh e gjallë brenda frigoriferit të morgut.
Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një grua e cila është shpallur e vdekur gjatë një aksidentit automobilistik, është gjetur duke marrë frymë brenda frigoriferit të morgut nga punonjësi që kishte shkuar për ta kontrolluar.
Pas aksidentit, mjekët e kishin shpallur të vdekur gruan pasi ajo nuk kishte treguar asnjë shenjë jete.
Menaxheri i kompanisë së ambulancës tha për mediat vendase se incidenti nuk ishte një faj i forcave mjekësore dhe se nga ana e tyre nuk kishte asnjë neglizhencë nga ana e tyre.
Ky nuk është rasti i parë në Afrikën e Jugut që njerëzit shpallen të vdekur dhe më pas gjenden të gjallë në frigoriferat e morgut.