Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar sërish ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Ligji u votua pa pjesëmarrjen e opozitës me 69 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër. Ligji kthehet përsëri në Kuvend, pasi presidentit Gjorge Ivanov nuk u nënshkroi atë.
Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë duhet të dërgohet serish tek presidenti, i cili këtë herë sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.
Njohësit e çështjeve kushtetuese dhe juridike theksojnë se Ivanov është i obliguar që ta nënshkruaj Ligjin, sepse përndryshe rrezikon të përballet me ligjin për shkelje të Kushtetutës.
Pas ratifikimit nga presidenti pritet caktimi i dates për mbajtjen e Referendumit lidhur me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, që doli si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar midis Shkupit dhe Athinës një muaj më parë në Prespë të Greqisë.