Pacientët me presion të lartë të gjakut dhe probleme të zemrës përdornin një lloj ilaçi, i cili është tërhequr nga tregu anglez nga frika se mund të shkaktojnë kancer. Valsartan është kontaminuar nga papastërti të ndryshme, për shkak të mënyrës se si prodhohet.
Papastërtia në fjalë është një kancerogjen i testuar te kafshët. Zyrtarët evropianë të shëndetësisë po punojnë së bashku për të hetuar shkallën e çështjes dhe çdo ndikim të mundshëm që mund të ketë pasur te pacientët.