Pasioni për atë vajzë të vogël vetëm 14 vjeçe, e kishte bërë që të humbte toruan, duke shkatërruar një karrierë të shkëlqyer, pas shumë vitesh studimi.
39-vjeçarja Kristie Torbick, drejtoreshë e High School në Exeter në New Hampshire, në Britaninë e Madhe, pasi u zbulua se kryente marrëdhënie seksuale me nxënësen e mitur, u shkarkua nga puna dhe tashmë rrezikon të dënohet me 10 vite burg.
Në dhjetor të vitit 2016, ajo arriti që të joshë nxënësen e mitur, ku për dy muaj me radhë vazhdonte marrëdhëniet intime me të, në mënyrë të fshehtë.
Mendonte se nuk do të zbulohej, por nuk shkoi kështu. Në shkollë erdhën sinjale për raporte të papërshtatshme mes drejtoreshës dhe një nxënëse të mitur, duke bërë që policia të nisë hetimet.
Vetëm në atë moment drejtoresha u kthjellua, dhe shkoi të dozohej në polici. Të hënën e ardhshme, gjykata pritet të japë dënimin ndaj saj, ndërkohë që rrezikon 10 vjet burg.
Torbick po gjykohet për abuzim seksual, ndërsa ndalohet që t’u afrohet personave në moshë të mitur, me përjashtim të fëmijëve të saj. /Noa/