×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pas takimit Trump-Kim, SHBA zbret në Korenë e Veriut

Premte, 06 July 2018 18:09

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka mbërritur në Korenë e Veriut për të vijuar konsultimet dhe zbatimin e mëtejshëm të progresit të arritur nga Presidenti Trump dhe Kryetari Kim në Singapor.

“Sapo përfunduam takimin e parë të ditës. Jam krenar për punën e ekipit tim” tha Pompeo pas takimit.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët në samitin e shumëpritur të Singaporit.

Në dokumentin e plotë shkruan se Trump dhe Kim kanë mbajtur takimin e parë historik në Singapor më 12 qershor të vitit 2018 në ora 9 të mëngjesit.  Të ndërgjegjshëm që takimi SHBA-RPDK – i pari në histori – ishte një ngjarje epokale me domethënie të madhe e që kapërcen dekada tensioni e armiqësie midis dy vendeve dhe për nisjen e një të ardhmeje të re, Presidenti Trump Kryetari Kim Jong Un angazhohen për përmbushjen e plotë dhe në mënyrë efikase të pikave të kësaj deklarate të përbashkët. Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen të mbajnë takime të tjera në vazhdimësi, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, dhe një zyrtari të nivelit të lartë të RPDK, në datën më të afërt të mundshme, për zbatimin e marrëveshjeve të takimit SHBA-RPDK. Në dokumentin e publikuar pas takimit historik thuhet:

1 Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen në ndërtimin e marrëdhënieve të reja SHBA-RPDK në përputhje me dëshirën e popujve të të dy vendeve për paqe e begati.

2 Shtetet e Bashkuara dhe RPDK do të bashkojnë përpjekjet për të ndërtuar një regjim paqeje të qëndrueshëm e jetëgjatë në Gadishullin e Koresë.

3 Dike riafirmuar deklaratën e Panmunjomit, datë 27 prill 2018, RPDK angazhohet të punojë për arritjen e denuklearizimit të plotë të Gadishullit të Koresë.

4 Shtetet e Bashkuara dhe RPDK angazhohen për kthimin e robërve të luftës / të humburve në betejë, përfshirë riatdhesimin e menjëhershme të atyre që janë të identifikuar tashmë.

Presidenti Donald J. Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetari Kim Jong Un i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Republikës Popullore Demokratike të Koresë angazhohen të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve të reja SHBA-RPDK dhe për promovimin e paqes, begatisë e sigurisë në Gadishullin e Koresë e në Botë. Megjithatë, dozat e skepticizmit janë të mëdha. Numri i atyre që dyshojnë në sinqeritetin e marrëveshjes së nënshkruar është po ashtu i madh dhe duhen pritur fazat e tjera të negociatave për të përmbushur misionin kryesor të takimit historik: çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut. Agjencia e lajmeve Reuters thekson se takimi i Trump me liderin koreano-verior nuk prodhoi ndonjë gjë konkrete, por vetëm një deklaratë “mirëkuptuese”, që lë shteg për interpretime të ndryshme dhe që s’garanton që premtimet e hedhura në të do të mbahen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...