Ka shkuar në 54 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e valës së nxehtë që ka përfshirë provincën kanadeze të Quebec. Viktimat janë të moshës nga 50 deri në 85 vjeç.
Që nga e premtja e kaluar, në Quebec temperaturat kanë shkuar mbi 36 gradë, me një lagështi të madhe dhe me prani të shtuar smogu.
Viktimat, siç raportojnë autoritetet shëndetësore, janë në pjesën më të madhe persona të moshuar, të cilët jetonin në banesa ku temperaturat i kanë kaluar 36 gradët.
Disa ditë më parë në Montreal arritën 34 gradë, por për shkak të lagështisë në ajër, ato u ndjenë si 45 gradë.
Ndërkohë në ditët në vijim temperaturat priten te zbresin me disa gradë.