Nuk ka fitimtarë në krizën e qeverisë gjermane

Diel, 08 July 2018 12:22

Nga Rosalia Romaniec (DW)

Pas disa javësh grindjeje brenda konservatorëve për politikën që duhet ndjekur ndaj azilit në Berlin, pak para pushimeve të verës thuhet: kemi marrëveshje. Por dëmi është i madh, për të gjithë mendon Rosalia Romaniec.

Një vështrim i shkurtër në hartën e motit të thotë - e parë nga ana metereologjike. Gjermania po përjeton një përrallë vere. Temperatura si në Toskanë. Ekonomia po ecën mirë, njerëzit kanë punë, pushimet po afrojnë. Gjermanët kanë para dhe ndjehen mirë. Sikur të mos ishin rrufetë dhe bubullimat në teatrin politik. Pas 100 ditësh në detyrë, mes dy partive qeverisëse plasi hapur grindja për politikën e azilit.
Fillimisht të shohim origjinën e grindjes: Pasi partia bavareze, CSU që është pjesë e qeverisë në Berlin, pak para zgjedhjeve të landit po humb gjithnjë e më shumë votues tek AFD-ja, krerët e CSU-së i ka zënë paniku. Prandaj ata po pozicionohen fort kundër kancelares. Një strategji që mund ta kuptosh nga ana e përmbajtjes, sepse shumë probleme që rezultojnë nga kriza e refugjatëve të vitit 2015, janë të pazgjidhura ndërkohë që gjithnjë e më shumë emigrantë vijnë drejt Europës. Por mënyra se si CSU-ja e hapi këtë sherr ishte plotësisht pa stil.
Nivel për të ardhur turp
Sulmet verbale kundër Angela Merkelit arritën ditët e fundit një nivel që të vinte turp. Rrallë e sheh një spektakël të tillë të egos në politikën gjermane. Qëllimi i ministritt ë Brendshëm, Horst Seehofer, kreu i CSU-së, ishte i qartë: Të dobësojë Angela Merkelin ose ta rrëzojë atë. Që me këtë rrezikohet stabiliteti i Gjermanisë dhe BE-së ishte e parëndësishme për princin bavarez e përkrahësit e tij. Kush vepron kështu nuk ka pse çuditet, kur vlerat në sondazhe bien. Tek Seehofer më së shumti. I bëre llogaritë gabim zoti ministër!
Imazhi i kancelares është i qendrueshëm: ajo drejtoi me dorë të qetë në ditët e stuhishme dhe i ofroi rrëmujës së CSU-së pragmatizmin e saj maksimal. Në këtë kuptim ajo e ka fituar  duelin me ministrin e Brendshëm rebel. Por ajo nuk ka dalë më e fortë nga kjo betejë: sepse përmasat e sulmeve që Angela Merkel duhej të duronte për hir të paqes, e kanë dëmtuar edhe atë.
„Nuk lejoj të shkarkohem nga një kancelare, që është kancelare vetëm për shkakun tim", tha në një intervistë Seehofer. Pas kësaj deklarate, Merkel duhej ta shkarkonte ministrin e Brendshëm. Por ajo nuk e bëri këtë, vendosi për ruajtjen e pushtetit, një veprim i mençur. Vetëm kështu ajo mund ta shpëtonte qeverinë nga dështimi e të ruante stabilitetin. Megjitthatë pakënaqësia ndaj politikës është rritur. Sipas sondazhit të fundit, 78% e qytetarëve janë të pakënaqur me punën e qeverisë.
Kriza tjetër do të vijë
Shumë vëzhgues ia pranojnë kancelares talentin që i mendon konfliktet duke përfytyruar fundin. Nëse kjo është e vërtetë, duhet që për të jetë e qartë, se kriza tjetër do të vijë pa dyshim, Ndoshta në vjeshtë, kur zgjedhjet në Bavari të dalin me rezultat jo të mirë për partnerin e koalicionit, CSU. Duke pasur parasysh këto, zgjedhje kancelarja pyetet për planin B. Apo CDU-ja, nëse ka një plan pa Merkelin.
Por më e keqja është mënjanuar për momentin. Kancelarja, të cilën shumë e thërrasin „nëna", e mbajti edhe një herë të bashkuar familjen. Gjermanët mund të shkojnë të qetë në pushime. Për këtë pragmatizëm të pakufishëm të kryetares së qeverisë, Gjermaninë e kanë zili jashtë. Por në politikën e brendshme, ai po e dëmton integritetin e saj.

Modifikuar më Diel, 08 July 2018 12:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...