Masa ekstreme/ Salvini kërkon mbylljen e porteve

Diel, 08 July 2018 19:25

Ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka vendosur të ndërmarrë një tjetër masë shtrënguese për bllokimin e fluksit të emigrantëve klandestinë që mbërrijnë çdo ditë nga Afrika në brigjet italiane.

Pas mbylljes së porteve italiane për anijet e orgnizatave humanitare të impenjuar në operacionet e kërkim-shpëtimit të emigrantëve në Mesdhe, Matteo Salvini ka vendosur mbylljen e porteve dhe për anijet e misioneve ndërkombëtare.

Numri 1 i Ministrisë së Brendshme italiane ka informuar se në samitin e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Europian që do  zhvillohet këtë të enjte 12 korrik në Innsbruck, Italia do të kërkojë mbylljen e  porteve dhe për anijet e të gjitha misioneve ndërkombëtare që aktualisht operojnë në Mesdhe.

"Për fat të keq, qeveritë italiane të 5 viteve të fundit kanë firmosur marrëveshje me Bashkimin Europian që lejon që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare të zbarkojnë  emigrantët në Itali. Por me qeverinë e re kjo lloj muzike ka ndryshuar do vazhdoj të ndryshoj",  shprehet Salvini.

Vendimi i Ministrit të Brendshëm italian erdhi pas zbarkimit në portin siçilian të Messinës të 106 emigrantëve të anijes së misionit ndërkobmëtar Eunavformed.

Sipas verifikimeve të Minsitrisë së Brendshmë italiane këta emigrantë janë shpëtuar në brigjet libiane në natën e 4-5 korrikut.

 "Është e papranueshme, shprehet Salvini që të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe të kërkojnë zbarkimin e emigrantëve në portet italiane."

Edhe ministri italian i Transportit dhe Infrastrukturës Danilo Tonili i Lëvizjes 5 Yje ka përkrahur këtë vendim të Matteo Salvinit duke akuzuar ish kryeministrin Matteo Renzi i cili ka firmosur marrëveshjen europiane Sophia që sipas tij ka zhvlerësuar të gjitha interesat kombëtare italiane duke pranuar zbarkimin në portet italiane të emigrantëve të shpëtuar nga të gjitha anijet e misioneve ndërkombëtare në Mesdhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...