Policia e Italisë ka zhvilluar një mega-operacion në shtetin italian, duke vënë në pranga 38 persona që i përkasin dy organizatave kriminale të Ndragetas me veprimtari në jugun e shtetit të Italisë. Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash penale që kanë të bëjnë kryesisht me trafik ndërkombëtar droge, vrasje, vrasje e tentuar dhe grabitje. Operacioni i madh u zhvillua kryesisht në Rexhio Kalabria, ku janë arrestuar një sërë personash, të cilët ndër të tjera akuzohen edhe për trafik armësh.
Organizata kriminale trafikonte drogë nga Amerika e Jugut, si dhe Maroku e Spanja. Në fokus të karabinierëve ishin dy grupe mafioze, klane të Ndragetas me veprimtari të gjerë në jugun e Italisë, në Rosarno. Bëhet me dije se dy grupet kishte raste që kishin bashkëpunuar, por se sidomos në kohët e fundit kishin qenë në një rivalitet të egër dhe përdornin edhe dhunën e çdo mjet tjetër për të dominuar në territorin ku vepronin.