Boris Johnson jep dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Ky largim nga radhët e qeverisë britanik vjen pas dorëheqjes së Sekretarit të Brexit David Davis
Dorëheqja e Johnson vjen në një kohë kur vendi është mes një krize ne rritje politike mbi strategjinë e daljes së Britanisë së Madhe nga BE.
Largimi i tij erdhi 30 minuta para adresimit të Kryeministres Theresa May në parlament në lidhje me planin e saj për Brexit, gjë që ka zemëruar deputetët konservatorë.