May për Brexit: Do lejohet lëvizja e lirë e mallrave, por jo e shërbimeve

Hënë, 09 July 2018 19:22

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e mbrojti planin e saj për Brexit, apo daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, edhe pse ai nxiti dorëheqjen e dy ministrave.

Ajo tha se plani është e vetmja mënyrë për të shmangur një “kufi të rreptë” me Irlandën dhe për të ruajtur lidhjet me Brukselin.

Duke folur para Parlamentit, May tha se programi i saj, i cili do të lejojë lëvizjen e lirë të mallrave, por jo të shërbimeve, është “Brexit-i i duhur”, sepse mundëson shmangien e kontrolleve në kufirin midis Irlandës – pjesë e Bashkimit Evropian – dhe Irlandës Veriore – pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, rapoton rel.

Megjithatë, ministri për Brexit, David Davis, dhe sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, dhanë dorëheqje, duke thënë se nuk besojnë në planin e tillë.

Nivelet e integrimit të Britanisë me tregun e përbashkët të BE-së, pas Brexit-it dhe natyra e kufirit midis Irlandës së Veriut dhe Irlandës kanë qenë ndër çështjet më të vështira në negociatat e deritashme për Brexit.

Komisioni Evropian refuzoi të komentojë dorëheqjet e ministrave britanikë, duke thënë se do të vazhdojë të negociojë me “vullnet të mirë” për të siguruar marrëveshjen mbi kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe marrëdhëniet e ardhshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...