Një komandant iranian ka bërë thirrje për zhdukjen e Izraelit, në mes të tensioneve të larta mes dy vendeve.
Deklaratat e komandantit në kuadër të Gardës Revolucionare u bënë në një fjalim shqetësues këtë vikend, transmeton gazetametro.net
Hossein Salami bëri thirrje për krijimin e një ushtrie islamike afër Golan Heights.
Ai paralajmëroi se kjo do të përdorej për t’i dhënë fund Izraelit.
“Sot, një ushtri internacionale islamike është krijuar në Siri, dhe zërat e myslimanëve po dëgjohen në Golan.
Urdhërat po priten, ashtu që zhdukja e regjimit të Izraelit do të vijë dhe jeta e këtij regjimi do të marrë fund për të mirë”, tha Golani.
Salami shtoi se Izraeli përbën rrezik ekzistencial për gjithë botën islamike.