Pas 17 ditësh në shpellë, të 12 futbollistët e vegjël të bllokuar në një shpellë në Tajlandë dhe trajneri i tyre janë shëndoshë e mirë në spital.
Që prej orëve të para të mëngjesit rinisën operacionet e shpëtimit për 4 djemtë e mbetur ende në shpellë me trajnerin e tyre. Për disa orë, duke punuar pa pushim zhytësit kanë punuar duke i nxjerrë të gjithë.
Historia e tyre i përngjan atyre aventurave të librave. Do e krahasoja me librin e Ferenc Molnar, “Djemtë e rrugës Pal”, ku protagonisti, çamarroku i vogël i quajtur Nemecek sakrifikoi jetën për të mbrojtur atë që i përkiste dhe miqtë e tij. Ndryshimi është se në historinë e “Djemve të Shpellës”, askush nga djemtë nuk u lëndua, por fakti që një prej shpëtimtarëve humbi jetën në tentativë për ti shpëtuar djemtë, i jep shumë nota trishtimi kësaj historie.
E gjithë vëmendja e vendit ishte nga 12 djemtë dhe euforia e prindërve dhe vendasve pas shpëtimit të tyre, nuk mund të përshkruhet me fjalë, ndaj ua sjellim përmes fotove.