Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo akuzoi sot Iranin se po i përdor ambasadat të saj për të planifikuar sulme terroriste në Evropë.
"Vetëm javën e kaluar, u arrestuan në Evropë iranianët të cilët po përgatitnin një komplot terrorist në Paris të Francës. Pamë këtë sjellje fatale në Evropë", tha Pompeo në një intervistë për Sky News Arabia, gjatë një udhëtimit të tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.