Nga Beqir SINA New York
Spektakël dritash me mrekullinë re - Kanada SHBA
KANADA – SHBA : Çdo mbrëmje kur fillon të bjerë muzgu, katarakti më i madh në botë që ndodhet në mes kufirit të Kanadasë dhe SHBA, “Niagara Falls”, është duke u transformuar në një ujë shumë ngjyrësh të pabesueshëm, me ngjyrat që krijojnë një spektër fantastik.
Ndriçimi i Ujëvarës “Niagara Falls”
Në vitin 2016, pothuajse 20 vjet që nga investimi më i fundit i bërë nga dy vendet (Kanada e SHBA) ndriçimit, me dritat ekzistuese të sitetemit Xenon që u zëvendësuan me teknologji të re të ndriçimit me energji të efektshme LED, e trasformuan jashtëzakonisht pamjen e ujëvarës, në mbrëmje dhe gjatë natës deri sa bie mëngjesi.
Këto dritat e reja, thonë specialistët e saj, ofrojnë më shumë se dyfishin e niveleve të mëparshme të ndriçimit, ndriçimin e programueshëm dhe një spektër më të gjerë ngjyrash duke krijuar një sektakël fantastik, që të lë pamend.
Dritat e reja gjithashtu, simbas ekseperteve mbushin boshllëqet e mëparshme të ndriçimit për të siguruar një efekt ndriçimi më të qëndrueshëm dhe më të madh nga ai i mëparshmi.
Ndriçimi i “Niagara Falls”, është financuar dhe operuar nga Bordi i Ndriçimit të Niagaras Falls që nga viti 1925, dhe u përket të dy vendeve që e kan pjesën e tyre në kufirin ujorë midis Kanadasë dhe SHBA.
Dritat speciale janë vendosur në Kullën e Ndriçimit, pranë bulevardit “Mbretëreshës Victoria Plac” në çatinë e Qendrës Tabelore, dhe thellë në Grykën e kataraktit të Niagarës, në anën tjetër nga ana e pjesës amerikane. Ku, së bashku, këto dritat ndriçojnë duke krijuar një pamje që të lë pa frymë kur e viziton këtë ujëvarë nga më të bukurat në botë.
Dritat, e kësaj ujëvare gjithashtu ndihmojnë të ndriçohen në këto ngjyra edhe dy sheshet doganore për rreth saj. Ndriçime të cilat sigurohen falas nga Bordi i Ndriçimit të Bregut të Ujëvarës Niagara.
Ndriçimi me mrekullinë re- Kanada SHBA
Pas shfaqjes së parë të këtij spektri ngjyrash të verës së kaluar, programi i këtij ndriçimi i quajtur "Lights Night" u ri kthye për vizitorët vendas e të huaj nga qershori i këtij viti - 2018, duke filluar nga 29 qershori. Kjo ngjarje e veçantë fokusohet në bashkëveprimin midis dritës dhe eksperiencës amerikane dhe kanadeze.
Ku qindra mijra turistë për çdo ditë gëzojnë aksesin ekskluziv në këtë mrekulli natyrore në dy brigjet e ujëvarës në formën e patkoit “Horseshoe” gjatë natës, duke vështruar hënën, yjet, dhe shkëlqimin e dritës së re, që vjen nëpërmje ndriçimit dhe natyrisht me festimin në ditën e Kanadas 1 Korrik dhe pavarësinë e SHBA 4 Korrik , spektaklinin e fishekzjarreve.