Stormy Daniels, pornostarja e cila i bëri të gjithë titujt e gazetave në botë të flisnin për të pasi deklaroi se ka pasur marrëdhënie me presidentin Donald Trump është arrestuar disa orë më parë.Ylli i filmave për të rritur është arrestuar në Ohajo të SHBA, ku kishte shkuar për vizitë duke kryer edhe disa shfaqje në disa klube striptizmi.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati i saj Michael Avenatti, i cili tha se ky ishte një arrestim politik për të treguar forcën pas deklaratave të Stormyt se Trump e kishte paguar atë për të mos treguar rreth aferës që kishin pasur.
“Sapo mora vesh që klientja ime Stormy daniels u arrestua në Ohio për kryerjen e të njëjtit akt që ajo ka kryer në të gjithë vendin në rreth njëqind klubet e striptizmit. Kjo ishte e organizuar dhe e motivuar politikisht. Stormy është shumë e dëshpëruar. Ne do të luftojmë për të gjitha akuzat e rreme që janë ngritur ndaj saj, shkruan avokati i saj në Twitter
Më pas ai sqaroi se pornostarja është akuzuar se ka lejuar një klient ta prekë ndërsa ishte në skenë dhe po kërcente.