Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytezën veriore të Devonit në Britaninë e Madhe ku një mësues anglez filmonte fshehurazi dy vajza në dhomat e zhveshjes teksa ato po hiqnin rrobat e tyre.
Mark Torley mësues në gjimnazin “South Molton Community College”, është arrestuar nga forcat e policisë teksa i janë sekuestruar edhe materialet provë (video-regjistrues dhe kaseta gati për t’u publikuar në rrjetet sociale dhe në rrjetet e uebsajteve pornografike).
Torley ishte prej kohësh mësues në këtë gjimnaz që prej vitit 2006, ai jepte lëndë të shkencave teatrale dhe nuk kishte pasur më përpara precedent penalë nga Policia. Për të mendohet se vuan nga bipolariteti dhe sëmundja e ankthit.
Mësuesi abuzues dhe pedofil do të marrë dënimin nga Gjykata e Exter-it javës që vjen, ndërkohë që pritet edhe një protestë nga prindërit e këtij gjimnazi për të drejtat e fëmijëve.