Një ditë pasi Byroja Qendrore e Hetimeve (CBI) CBI ngriti një akuzë kundër tij për dyshimin e përdhunimit të një të miture në Unnao vitin e kaluar, deputeti i partisë qeverisëse Kuldeep Singh Sengar tha se për të duhet të ketë drejtësi, duke mohuar të gjitha akuzat, raportojnë mediat e huaja.
Sengar, i cili është aktualisht i vendosur në burgun e rrethit të Sitapur, gjithashtu tha se do të vazhdonte luftën e tij për drejtësi dhe do të konsultojë avokatët e tij mbi akuzat e CBI.
“CBI nuk më ka dhënë drejtësi. Unë jam një politikan, duhet të kisha drejtësi por nuk e kam. Unë do të konsultohem me avokatët e mi mbi raportin CBI dhe do të luftoj për drejtësi. Do të marr drejtësinë nga gjykata. Të gjitha akuzat për mua janë të rreme, “citohej të thte ai.
Agjencia gjithashtu akuzoi fqinjin e tij Shashi Singh me akuzën si ndihmës në krim.
Incidenti kishte dalë në dritë në prill pasi viktima u përpoq të bënte vetëvrasje. Familjarët e viktimës kishin pohuar gjithashtu se familja u keqtrajtua pasi ata u ankuan për rastin.
Incidenti i përdhunimit kishte çuar në zemëri në mbarë vendin, duke bërë që të nisin hetimet.
Në akuzat e saj të para, CBI të shtunën akuzoi pesë vetë, duke përfshirë edhe vëllain e Sengar për vrasjen e babait të viktimës së përdhunimit. Babai i të mbijetuarës së përdhunimit kishte vdekur në paraburgim gjyqësor, pasi ai u qëllua me armë nga policia lokale dhe iu nënshtrua keqtraajtimit. /Fax.web/