Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë vizitës së tij në Londër është mirëpritur nga Mbretëresha Elizabetë në Kështjellën Uindsor. Presidenti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Donald Trump është Presidenti i dymbëdhjetë amerikan që takohet me Mbretëreshën dhe pi çaj me të.
Në një deklaratë të tij për prestigjozen “The Sun”, Trump është shprehur me vlerësim të lartë për Mbretëreshën e Anglisë.
“Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Nëse e mendon thellë, ka gjithë këto vite që përfaqëson vendin e saj dhe nuk ka bërë kurrë gabime. Nuk është vënë asnjëherë në siklet nga ndonjë veprim i saj. Është thjesht e pabesueshme. Bashkëshortja ime është fanse e saj”- tha ai.