Këngëtarja dhe aktorja e njohur turke Zuhal Olcay është dënuar me 11 muaj e 20 ditë dënim për “fyerjen e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan”.
Gjykata e lartë e revokoi më parë vendimin për dënimin e Olcay në 10 muaj burgim, të vendosur më herët nga Gjykata Penale 46, dhe e rriti dënimin me një vit e dy muaj përpara se të përfitonte ulje dënimi për shkak të sjelljes së mirë në burg.
Pavarësisht kërkesës së Olcay për një masë tjetër përveç qelisë, ajo mori dënimin me burg pasi gjykata vendosi se kishte “ofenduar me dashje presidentin”.
Dënimi u shty dhe Olcay iu nënshtrua një viti dhe gjashtë muaj dënim me provë, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.
Padia kundër këngëtares Olcay për “fyerje” të Erdoganit u ngrit pas një koncerti, duke kërkuar dënimin me 4 vite burg.
Aktakuza e përgatitur nga Prokuroria e Stambollit thotë se Olcay kishte bërë një gjest fyes ndaj Erdoganit gjatë një koncerti në lagjen Kadıköy të Stambollit më 5 gusht 2016.
Olcay u akuzua gjithashtu për rishikimin e tekstit të këngës “Boş Vermişim Dünyayı” (I Let Go of the World) për të kritikuar Erdoganin, duke krijuar një gjest me dorë për të shoqëruar melodinë. Sipas pamjeve, tekstet e rishikuara thonë: “Rexhep Tajip Erdogan, është bosh, është gënjeshtër. Jeta do të mbarojë një ditë dhe do të thuash “Kam pasur një ëndërr”.