Një video shokuese ka bërë xhiro në rrjetet sociale për shkak të pamjeve tmerruese. Në pamjet filmike shihet qartë se si dy gra dhe një fëmijë dhunohen fillimisht me qëllim për tu ekzekutuar, nga ushtarë në Kamerun.
Ndërkohë ushtria e Kamerunit ka mohuar që ushtarët e saj të jenë përfshirë në video.
Gratë u qëlluan për vdekje si të dyshuara si sulmues vetëvrasës të Boko Haram.
E ndarë mbi 90.000 herë në Twitter, videoja tregon dy gra, njëra prej të cilave me një fëmijë të lidhur në kurrizin e saj në një tokë të pluhurosur.
“Ju jeni BH, ju do të vdisni”, tha një ushtar në frëngjisht, teksa godet gruan në fytyrë.
BH është shkurtim për Boko Haramin, i cili për nëntë vjet ka luftuar për një kalifat të përqendruar në Nigerinë veriore.
Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte vërtetësinë e videos, duke përfshirë kur dhe ku ishte filmuar.