Rumania dhe Hungaria grinden për gazin e Detit të Zi

E mërkurë, 18 July 2018 09:16

Në Evropën qendrore dhe juglindore është duke u zhvilluar një luftë ekonomike për shuma miliardash. Kemi të bëjmë me shumë gaz nga Deti i Zi - dhe varësinë nga furnizimet me gaz prej Rusisë.

Në pjesën rumume të Detit të Zi janë zbuluar vitet e fundit burime gjigande gazi natyror dhe disa prej tyre janë mbyllur sërish. Sipas vlerësimeve të kujdesshme kemi të bëjmë me të paktën 40 miliardë metër kubik, por sasia mund të jetë edhe 200 miliardë metër kubik. Sasi e mjaftueshme për të mbuluar nevojat e gjithë Rumanisë për dekadat e ardhshme, por edhe për të eksportuar gaz.
Për të transportuar gazin nga Deti Kaspik në vendet evropiane, u planifikua ndërtimi i një gazsjellësi, BRUA, gërmat e të cilit tregojnë për vendet që marrin pjesë në të, Bullgari, Rumani, Hungari dhe Austri. BRUA pritet të fillojë punën më 2019, sipas një projekti që përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Banka Evropiane për zhvillim, EBRD.
Siç ndodh shpesh në projektet e mëdha të sektorit të energjisë, edhe në këtë rast kemi të bëjmë me polemika të gjata. Aktualisht këtë e tregon një grindje rumuno- hungareze për ligjet ofshore rumune dhe sasinë që planifikohet të kalojë në BRUA-n hungareze.
Në fund të muajit qershor shefi i ndërmarrjes për furnizimin e gazit në Hungari, Kristóf Terhes paralajmëroi politikën rumune që të nxjerrë pa vonesë ligjin për burimet ofshore dhe të furnizojë sasinë e dëshiruar nga Hungaria prej 4,4 miliardë metër kub gaz. Pak pas kësaj ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó shkoi edhe më tej duke thënë se Rumania pengon me shtyrjet e saj sigurimin e energjisë së rajonit. Nga ana e saj Rumania i ktheu akuzat mbrapsht dhe disa politikanë akuzuan Hungarinë se nuk i përmbahet detyrimeve të saj në ndërtimin e BRUA-s.
Hungaria mundohet të dalë në pozicion kyç
Kurse në Rumani është duke u zhvilluar prej kohësh një grindje e gjatë politike për neglizhencën dhe korrupsionin në dhënien e lejeve për përpunimin e lëndëve të para. Në të kaluarën koncernet është dashur të paguajnë shumë pak për licencat e përpunimit të lëndëve të para, kështu që shteti humbiste shumë para nga mosmbledhja e taksave për shkak të kontratave të bëra keq. Kjo duhet ndryshuar me një ligj të ri, të paktën në rastin e gazit nga Deti i Zi, me një ligj që quhet ofshore. Ligji u aprovua në fillim të javës së kaluar në Dhomën e Ulët të parlamentit rumun, Dhomën e deputetëve.
Sipas ligjit të ri, i cili nuk ka hyrë ende në fuqi, për licencat tani jepen 13 përqind. Po ashtu vendoset një taksë progresive në varësi të çmimit të gazit; ajo mund të shkojë deri në 50 përqind të fitimit. Politikanë të opozitës në Rumani, ankohen se shtetet e tjera relevante në nxjerrjen e gazit kërkojnë përqindje dhe taksa më të larta nga koncernet. Po ashtu ata fajësojnë qeverinë se në nxjerrjen e ligjit ofshore i është nënshtruar shumë shpejt presionit ndërkombëtar, përfshirë edhe atë hungarez.
Ekspertë hungarezë shohin në këtë rast rolin kyç të Hungarisë në grindjet për gazin nga Deti i Zi. Ekonomisti dhe eksperti për çështjet e energjisë, András Deák nga Akademia hungareze e shkencave thotë se për herë të parë në 60 vjet në Hungari do të rrjedhë gaz tjetër, që nuk është rus. "Do ishte budallallëk ose të paktën shumë rusofile, nëse kjo mundësi nuk shfrytëzohej." Pyetjet që shtrohen tani janë çfarë garancish mund të japë Orbán, në mënyrë që gazi të rrjedhë i lirë dhe me çmim të pranueshëm nëpër Hungari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...