Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur për një familje britanike e cila kishte zgjedhur Greqinë për të pushuar këtë vit, por teksa duhet të gëzonin e të shijonin, kanë humbur djalin 15 vjeçar në mënyrë tragjike.
Ata kishin marrë me qira një varkë dhe një motoskaf në ishullin e vogël të Paxit dhe ishin duke shkuar në portin kryesor të Gaios kur ndodhi tragjedia.
Gjithçka ndodhi kur 15-vjeçari humbi ekuilibrin e tij dhe ra me kokë dhe u plagos rëndë nga helika e motoskafit.
Ai u tërhoq përsëri në bordin e varkës nga familja e tij dhe trupi i tij i mbuluar me gjak u nxor në breg, ku mjekët e deklaruan të vdekur.
Një roje bregdetare konfirmoi se kishte pasur gjithashtu një alarm të kuq kundër udhëtimit midis Korfuzit dhe Paxit.