12 djemtë tajlandezë që u bllokuan në shpellën Tham Luang së bashku me trajnerin e tyre, kanë lënë spitalin ku ishin shtruar pas shpëtimit të tyre.
Adul Sam-on, 14 vjeç, i vetmi anëtar i grupit që flet anglisht, u tha gazetarëve se ai mund të thoshte vetëm “hello” kur zhytësit britanikë dolën në sipërfaqe. Të vegjlit u bllokuan në shpellat Tham Luang për më shumë se dy javë.
Ata u shfaqën në një mini fushë futbolli në një konferencë shtypi në Chiang Rai, së bashku me anëtarët e Navy Seals që ndihmuan në shpëtimin e tyre.
Njëri prej djemve përshkroi jetesën brenda shpellës në ujë dhe me gurët e shpellës. “Uji është i pastër,” tha ai. “S’kishte Ushqim.”
The boys ëere released from hospital on Ëednesday, eight days after the last team member ëas saved from the cave
Disa thanë se do të mësonin nga përvoja e tyre e vështirë. Njëri ka premtuar të jetë “më i kujdesshëm dhe të jetojë jetën më të plotë”. Një tjetër tha: “Kjo përvojë më mësoi të isha më i duruar dhe më i fortë”.