Të paktën 11 vetë kanë vdekur pasi një varkë që mbante turistë është zhytur në det nga stuhia në shtetin e Missouri-t, deklaron policia. Mjeti lundrues po transportonte rreth 30 vetënë liqenin Table Rock, një atraksion i njohur turistik, pranë qytetit të Bransonit, kur u përmbys.
Zhytësit kanë kontrolluar në liqen për 5 të tjerë që thuhet se kanë humbur. Shtatë vetë u dërguan në spital, njëri prej të cilëve është lënduar rëndë.
Skuadrat e emergjencave thanë se i janë përgjigjur incidentit menjëherë pas orës 19.00 të enjten, me orën lokale. Kjo ndodhi pasi një stuhi e fuqishme përfshiu perëndimin e Amerikës.
Videoja e xhiruar nga një dëshmitar në breg tregoi dy anije që luftonin përmes ujërave të zjarrtë. Një nga anijet ia doli të shkonte deri në breg, por tjetra u hodh mbrapa nga era dhe gradualisht u mbyt.
Shefi i Qarkut Stone, Doug Rader, tha se një nga deputetët e tij ishte në bord në atë kohë dhe kishte ndihmuar për të shpëtuar disa nga pasagjerët.
Mediat lokale thanë se disa nga ata që ishin në bord ishin fëmijë.
Këto mjete lundruese janë të njohura për turistët, por kanë qenë të përfshirë në një numër aksidentesh fatale.