E pazakontë, bora mbulon malet e Italisë në korrik

Diel, 22 July 2018 11:05

Ndonëse jemi në muajin më të nxehtë të verës në Dolomiti duket sikur është kulmi i dimrit. Siç duket edhe në këtë video të Carlo Budel, menaxher i Punta Penia, në lartësinë 3300 metra bora ka mbuluar të gjithë zonën.

Bëhet fjalë për zonën më të lartë të Marmoladas dhe të gjithë Dolomiti. Në videon e postuar në Instagram dëbora ka mbuluar të gjithë zonën.

“21 korrik, verë të mbarë të gjithëve miq” komenton Budel, në videon e postuar prej tij, ku duket sasia e madhe e dëborës që vazhdon të bjerë pa pushim.