Korea e Veriut duket se ka nisur çmontimin e pjesëve të stacionit të lëshimit të raketave në veriperëndim të vendit.
Imazhet satelitore të stacionit Sohae u panë nga baza amerikane e grupit 38 Veri dhe mendojnë se Peniani po mban premtimin që i dha SHBA-ve në qershor.
Presidenti Donald Trump tha se lideri koreanoverior Kim Jong-un është zotuar të shkatërrojë një motorr të vendit të testimeve, por nuk specifikoi se cilin prej tyre.
Peniani ka pohuar se Sohae është një vend i nisjes së satelitit.
Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se ajo është përdorur për të testuar raketat balistike.
Gjatë një takimi historik mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e shkuar, të dy liderët firmosën marrëveshjen për të punuar së bashku për denuklearizimin e plotë të gadishullit korean.
Por marrëveshja u kritikua për mungesëë të detakeve apo për faktin se nuk dihet se si Peniani do të heqë dorë nga armët bërthamore.