Një situatë tmerri po përjeton Athina nga flakët e zjarrit. Autoritetet greke thonë se të paktën 50 persona kanë vdekur dhe më shumë se 104 të tjerë janë plagosur pas zjarreve në pyll pranë kryeqytetit të Greqisë, Athinës.
Zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos tha më herët të hënën në një deklaratë televizive se numri i të vdekurve ishte më i madh se 20, ndërsa më shumë se 88 të rritur dhe 16 fëmijë u plagosën.
Një nga viktimat që kishte moshën më të vogël raportohet një fëmijë vetëm gjashtë muajsh i vdekur nga asifksimi prej tymit.
Kryeministri grek Alexis Tsipras bëri një vizitë të shkurtër në Bosnje të hënën dhe u kthye në Athinë për të mbajtur një takim urgjent me shefat e zjarrfikëses dhe zyrtarët e qeverisë rreth situatës së rrëndë në të cilën ndodhet vendi.
Qeveria kërkoi ndihmë ndërkombëtare për të përballuar zjarret, të cilat kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, dhjetra makina kanë djegur dhe kanë nxitur banorët dhe turistët të iknin në plazhe në lindje të Athinës. Greqia tha se Qiproja ofroi zjarrfikës dhe Spanja kishte ofruar avionë që hidhnin ujë për të shuar zjarret.
Një dëshmitar i tha Reuters se ata panë të paktën katër persona të vdekur në një rrugë të ngushtë të bllokuar me makina që shkonin të shpëtonin në një plazh aty pranë.