Në një video të publikuar nga mediat greke, tregohet çfarë ka mbetur pas zjarrit që shkrumboi çfarë gjeti përpara. Pamjet apokaliptike janë filmuar me dron për të treguar më nga afër atë se cfarë shkaktori zjarri në zonat periferike të Athinës.
Ndërkohë që kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras shpalli 3 ditë zie kombëtare pas zjarreve që përfshinë Atikën Lindore dhe që morën jetën e më shumë se 60 njerëzve.
Megjithëse numri i të vdekurve zyratrisht është 50 persona, mediat raportojnë se numri i viktimave është më i lartë, ndërsa trupat janë gjetur në zonat më të prekura. Gjithashtu dhjetra njerëz janë raportuar të humbur.
Në një fjalim televiziv të martën, Tsipras u zotua se qeveria do të ndihmojë të gjithë ata që janë goditur nga fatkeqësia. “Ne nuk do të lëmë askënd pa ndihmën e shtetit”, tha ai, duke shtuar se me unitet dhe besim në forcat tona do të rimëkëmbehemi.
Të gjithë viktimat deri më tani janë gjetur në zonën midis Rafina dhe Nea Makri, veçanërisht në vendpushimet e Mati dhe Kokkino Limanaki, ku ata u bllokuan nga flakët në shtëpi dhe makina ose u mbytën në det në përpjekjen për të shpëtuar.
Sipas informacioneve, të plagosur janë 156 perona, nga të cilat 11 janë në gjendje kritike. Raportet paraprake sugjerojnë se më shumë se 1,000 shtëpi janë shkatërruar nga flakët.