Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Nikos Toskas, ka deklaruar sot se pas situatës me zjarret në Athinë, i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Aleksis Tsipras, por ai nuk e ka pranuar.
Në një konferencë për shtyp bashkë me drejtues të tjerë të qeverisë, ai vuri në dukje se kishte vendosur të japë dorëhqjen për arsye morale dhe jo sepse ai kishte bërë gabime në punën e tij.
Toskas mbrojti punën e Brigadës së Zjarrit dhe pjesës tjetër të forcave të sigurisë, duke thënë se nuk kishte ndonjë gabim serioz.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë sqaruar, por Toska ka dyshime se zjarri është i qëllimshëm.