Hapësira e ngushtë me shumë pasagjerë në avion apo zhurmat e foshnjave që qajnë nuk ishin aspak problem për një pasagjer me fat, pasi që i tërë avioni ishte në dispozicion për të, raporton Daily Mail
Saad Jilani ishte personi që fluturoi i vetëm në një avion me 168 ulëse. I tërë stafi ishte në shërbim të tij, madje ata bënë fotografi me të dhe e përshëndetën me fjalët: ‘Mirë se erdhe në avionin tënd privat’. Për biletën, ai kishte paguar vetëm 50 euro.
28 vjeçari kishte rezervuar një biletë nga ishulli i Korfuzit drejt Birminghamit në Angli. Jilani u kënaq në avionin ‘e vet’ teksa stjuardesat i sillnin gjëra nga më të ndryshmet për të ngrënë dhe për argëtim.
Ai tha në fund që ishte udhëtimi më i mirë në jetën e tij. Nga kompania e fluturimeve thanë që fluturimi me vetëm një pasagjer ndodhi pasi që ky ishte udhëtimi i parë i kompanisë në këtë linjë.