Avokati i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviç është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në një atentat mafioz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 në Rrugën Proleterska në Beograd të ri.
Viktimë e atentatit është avokati i njohur 57 vjeçar, Dragosllav Misha Ognjanoviç, ndërsa i plagosur mbeti djali i tij Peter 26 vjeçar, i cili me të atin po futeshin në pallatin ku jetonin.
Ognjanoviç, është i njohur si avokat i Sllobodan Millosheviç, bashkëshortes së tij Mira Markoviç dhe së fundi shefit të mafias serbe, Lluka Bojoviç si dhe familjes së tij.
Policia ka bllokuar gjithë zonën dhe po bën krehjen e zones, ndersa Hetimet vazhdojnë.