Për vogëlushin Aiden Miller, ishin ditët e para që shkonte në çerdhe, por fatkeqësisht nëna e tij e harroi nën diellin përvëlues.
Gruaja duke mos kujtuar se e kishte lënë djalin 3 muajsh në sedijen e tij, e parkoi para vendit të punës dhe hyri në zyrë.
Kur doli, pas 8 orësh punë këtë të hënë, kuptoi se i biri ndodhej në sedijen e pasme, i lidhur ende me rripin e sigurimit.
Por vogëlushi kishte vdekur tashmë dhe ndërhyrja e ndihmës së shpejtë rezultoi e kotë.
Gruaja nga New Albany, qytet në Indiana, SHBA, ndodhet nën shok për vdekjen e të birit.
Nëna e të miturit, siç raportojnë mediat amerikane, duhet ti linte dy fëmijët e saj njërin në kopsht dhe tjetrin në një çerdhe tjetër, por pasi shoqëroi të parin, duke qenë se më të voglin e zuri gjumi, e harroi.
Ndoshta për shkak se ishte një ndalesë që e bënte prej disa ditësh për më të voglin, duke bërë që ta harrojë, duke vulosur kësisoj fatin e tij tragjik.