Pas zjarreve masive që shkaktuan tragjedinë në qytetin bregdetar të Matit, Kryeministri Alexis Tsipras ka qenë atje për të biseduar me banorët e zonës, pronarët e lokaleve dhe personelin e shërbimit të zjarrfikëseve.
Mediat greke theksojnë se ky takim është bërë larg kamerave, duke u transmetuar vetëm në televizionin kombëtar ‘ERT’.
Mësohet se kryeministri ka shprehur ngushëllime dhe dhimbje papërshkrueshme pasi vizitoi vendin e tragjedisë.
“Unë fola me qytetarë, inxhinierë civilë, ushtarë, zjarrfikës dhe vullnetarë.” Brengë e papërshkrueshme por edhe respekt i madh për ata që kanë luftuar një betejë të pabarabartë me flakët dhe po luftojnë tani për betejën për restaurim e vendit”, tha ai.