Një tjetër zjarr ka shpërthyer në Rodos në periferi të fshatit Salakos pasditen e sotme.
Mësohet se sipas Shërbimit Zjarrfikëse kanë shkuar 30 zjarrfikës me 14 automjete, 4 autobote dhe 2 makina dhe një helikopter u mobilizuan marinë pjesë në këtë betejë.
Kujtojmë se zjarret e vazhdueshme në zona të ndryshme të Greqisë, kanë bërë që të humbin mbi 90 vetë jetën dhe mbi 100 të tjerë, rezultojë të humbur.
Kryeministri grek Alexis Tsipras në mbledhjet e fundit të qeverisë ka thënë se merr përsipër
të gjithë përgjegjësinë poltike dhe nuk do të heq nga puna asnjë ministër.
Gjithashtu ka premtuar se tashmë është koha për të rindërtuar fshatrat të cilët u dogjën nga zjarret e vazhdueshme.