Tronditen tregjet e Turqisë – Lira bie në 5.09 USD. Investitorët shqetësohen për sanksionet e SHBA

Premte, 03 August 2018 06:52

Valuta e Turqisë ka rënë në një nivel rekord përtej 5 kundër dollarit, pas vendosjes së sanksioneve nga Washingtoni ndaj 2 ministrave të presidentit Erdogan mbi gjyqin ndaj 1 prifti amerikan me akuzat se mbështet terrorizmin.

Shitja në tregje, që dëmtoi gjithashtu bursat lokale dhe profilin e rrezikut të borxhit të Turqisë, reflektoi shqetësimin e investitorëve ndaj tensioneve me Shtetet e Bashkuara, që është një aleat i NATO-s dhe partner i madh tregtar.
Shtëpia e Bardhë lajmëroi sanksionet kundër Ministrit  të Drejtësisë, Abdullhamit Gul dhe Ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.  Washingtoni ka akuzuar të dy këta për përfshirjen në arrestimin e Adnrew Brunson, një prift nga Karolina e Veriut,  që ka jetuar në Turqi për më shumë se 2 dekada. Brunson është akuzuar për mbështetjen e një grupi që fajësohet për orkestrimin e grushtit të shtetit në vitin 2016. Ai i ka mohuar akuzat por përballet me 35 vite burg.
Lira turke ra në një nivel rekord të ulët prej 5.09 kundër dollarit.  Lira ka humbur rreth 20% të vlerës deri më tani për vitin, e vënë nën presion nga rritja e inflacionit dhe shqetësimeve mbi pavarësinë e Bankës Qendrore, ndërkohë që Erdogan ka bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për të ulur normat e interesit.
Ministria e Jashtme në Turqi deklaroi se do të kundërpërgjigjet për veprimin “armiqsor” të Washingtonit. “Ne i bëjmë thirrje administratës së SHBA që të tërhiqet nga ky vendim i gabuar”, deklaroi Ministria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...